Авг 29

E dhënë personale

„E dhënë personale” është çdo informatë që ka të bëjë me personin fizik të identifikuar ose me personin fizik i cili mundë të identifikohet, ndërkaq personi që mund të identifikohet është personi identiteti i të cilit mundë të verifikohet në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthortë,  veçanërisht mbi bazë të numrit unik amëz të qytetarit apo në bazë të një ose më shumë karakteristikave specifike të identitetit të tij fizik, mendor, ekonomik, kulturor apo social.

Авг 29

Përpunimi i të dhënave personale

“Përpunimi i të dhënave personale” është çdo operacion ose përmbledhje  operacionesh të cilat realizohen mbi të dhënat personale në mënyrë automatike ose në mënyra tjera siç janë: grumbullimi, evidentimi, organizimi, ruajtja, aftësimi, apo ndryshimi, tërheqja, konsultimi, përdorimi, zbulimi përmes mbartjes, shpallja apo arritshmëria e tyre në mënyra të tjera, barazimi, kombinimi, bllokimi, shlyerja apo asgjësimi.

Авг 29

Përmbledhja e të dhënave personale

“Përmbledhja e të dhënave personale” grup i strukturuar i të dhënave personale i cili ka arritshmëri në përputhje me kriteret specifike pa dallim se a është i centralizuar, decentralizuar ose i shpërndarë në bazë funksionale ose gjeografike.

 

Авг 29

Kontrollori i përmbledhjes së të dhënave personale

“Kontrollori i përmbledhjes së të dhënave personale” është personi fizik apo juridik, organ shtetëror ose trup tjetër i cili në mënyrë të pavarur ose së bashku me të tjerë i përcakton qëllimet dhe mënyrat e përpunimit të të dhënave personale (në tekstin e mëtejmë:Kontrollor). Kur qëllimet dhe mënyra e përpunimit të të dhënave personale përcaktohen me ligj apo me dispozitë tjetër , me ligjin e njëjtë përkatësish me dispozitë përcaktohet kontrollori apo kriteriumet e veçanta për përcaktimin e tij.

Авг 29

Personi i tretë

“Personi i tretë” është çdo person fizik ose juridik, organ shtetëror ose trup tjetër i cili nuk është subjekt i të dhënave personale, kontrollor, përpunues i përmbledhjes së të dhënave personale ose person me autorizimin drejtpërdrejt të kontrolluesit ose përpunuesit të përmbledhjes së të dhënave personale është i autorizuar që t’i përpunojë të dhënat.

Авг 29

Shfrytëzues

“Shfrytëzues” është personi fizik ose juridik, organ shtetëror ose trup tjetër të cilit i  zbulohen të dhënat për shkak zbatimit të punëve të rregullta në përputhje  me ligjin. Organeve të cilëve mundet që tu zbulohen të dhënat në suazat e hetimit  të veçantë, sipas këtij ligji nuk konsiderohen si shrytësues.