Јул 05

Mbahet prezantim për politikat për privatësi për studentë dhe të papunësuar

Më 5 korrik, me fillim në orën 12, në hapësirat e inkubatorit Yes u mbajt prezantim për krijimin e politikave për privatësi në ueb-faqet për e-shitje, ku morën pjesë rreth 20 studentë dhe persona të papunësuar.

Përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis ishte mysafir i trajnimit të organizuar nga “Еkskuizit“, që është i treti me radhë nga seria e trajnimeve që i mbajnë ata në bashkëpunim me Аmbasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, me qëllim të nxitjes së vetëpunësimit dhe zhvillimit të frymës ndërmarrëse te të rinjtë.

Prezantimi paraqiste një udhëzues të detajuar “hap pas hapi” për shkruarje të politikës për privatësi, të bazuar në shërbimet që do t’i ofronte ueb-faqja, e që është në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë.

m_250x250Pjesëmarrësit morën nga një ekzemplar të udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?“, poster, që e përmban zotimin për mbrojtjen e privatësisë, si dhe udhëzuesin “Si ta mbrojmë privatësinë në Facebook?

Njëkohësisht pjesëmarrësit u stimuluan që, nëse formojnë e-shitore të tyre, të tregojnë se kujdesen për mbrojtjen e të dhënave personale të shfrytëzuesve të tyre, duke e vendosur bexhin “Respekt për privatësinë!”.

Prezantimi paraqet vazhdim të iniciativës së fondacionit Metamorfozis për ngritjen e njohurive dhe të vetëdijes për nevojat për krijimin e politikave adekuate për privatësi nëpër ueb-faqe, që në perpsektivë do të mundësonte edhe rritjen e numrit të tyre.

Мај 31

Rezultatet nga mini-hulumtimi për qëndrimet e studentëve në lidhje me shfrytëzimin e internetit dhe të mediumeve sociale

Gjatë 5 debateve për mediumet sociale, që u mbajtën gjatë muajit prill 2012, si pjesë e projektit Mediumet sociale për demokraci, fondacioni Metamorfozis kreu një mini-hulumtim për qëndrimet e të rinjve në lidhje me përdorimin e internetit dhe të mediumeve sociale. Në hulumtim morën pjesë 154 studentë nga 4 universitete të Republikës së Maqedonisë. Continue reading

Мај 18

4 punëtori – shtande të hapura në “Liri dhe privatësi në internet”

Gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “Liri dhe privatësi në internet”, që do të mbahet më 21 – 22 maj, në City Hall në Shkup, vizitorët do të kenë mundësi t’i ndjekin prezantimet e rreth 35 folësve. Ata do të kenë mundësi që të kyçen edhe në punëtoritë e hapura në 4 tema, ku do të mund të informohen dhe të marrin këshilla për: Continue reading

Мај 08

Maqedoni: Konferenca për liri dhe privatësi në internet

21 dhe 22 maj, fondacioni Metamorfozis dhe Instituti për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni, organizojnë konferencë ndërkombëtare me temë Liria dhe privatësia në internet. Ngjarja është pjesë e projektit disavjeçar për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët, e ndihmuar nga rrjeti France-Ballkan dhe do të mbahet në sallën City Hall në Shkup. Continue reading

Апр 24

Maqedoni: Mbahet ligjeratë për politika për privatësi për ndërmarrësit

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve të internetit në mesin e pjesëtarëve të grupeve kyçe të qëllimit, më 18 prill 2012, përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis mbajti një prezantim në kuadër të trajnimeve për hapje të e-shitoreve të organizuara nga Еkskuizit në inkubatorin Yes. Continue reading

Апр 18

Lajmërim: Ligjeratë për politikat për privatësi për ndërmarrësit

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve të internetit në mesin e pjesëtarëve të grupeve kyçe të qëllimit, më 18 prill 2012, përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis do të mbajë një prezantim në kuadër të trajnimeve për hapje të e-shitoreve të organizuara nga Еkskuizitinkubatorin Yes. Continue reading

Фев 27

Mbahet ligjeratë për politika për privatësi për ndërmarrësit

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve të internetit në mesin e pjesëtarëve të grupeve kyçe të qëllimit, më 25 shkurt 2012, një përfaqësues i Fondacionit Metamorfozis mbajti prezantim në kuadër të trajnimeve për hapje të e-dyqaneve, që organizohen nga Ekskuizit në inkubatorin Yes. Continue reading

Фев 07

Dita për internet më të sigurt – “Ta zbulojmë botën digjitale së bashku… në mënyrë të sigurt!”

Dita e sotme, 7 shkruti 2012, është Dita për internet më të sigurt. Me kalimin e viteve, Dita për internet më të sigurt u bë ngjarje tradicionale në kalendarin për siguri onlajn. Duke filluar si iniciativë e projektit të BE-së, Kufinj të sigurt, në vitin 2004, kjo ditë tani shënohet në 6 kontinente, në mbi 70 vende anembanë botës. Çdo vit zgjidhen tema, duke filluar nga sajberdhuna e deri te rrjetet sociale, të cilat përputhen me çështjet e reja onlajn dhe i reflektojnë brengat aktuale. Continue reading